Sulmi seksual ndaj të miturës në Gjilan, Prokuroria kërkon caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit 58 vjeçar
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Gjilan, ku një person ka sulmuar seksualisht një femër. Në lidhje me rastin, lajmi.net ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore të cilët kanë njoftuar se është ndaluar një person, ndaj të cilit Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit. “Ju njoftojmë se për këtë rast Prokuroria Themelore…

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Gjilan, ku një person ka sulmuar seksualisht një femër.
Në lidhje me rastin, lajmi.net ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore të cilët kanë njoftuar se është ndaluar një person, ndaj të cilit Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
“Ju njoftojmë se për këtë rast Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij ka kërkuar masës e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Gjilan.
Rastin për këtë sulm e ka konfirmuar dje edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Gjilan / 08.04.2025 – 18:00. Me 09.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport.
Siç ka raportuar gazeta Sinjali, viktima nga ky rast është 15 vjeçare ndërsa i dyshuari 58 vjeçar.
Ky sulm seksual vjen pas rastit të dhunimit të vazhdueshëm për një javë me radhë ndaj një 14 vjeçare nga një 58 vjeçar.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se Prokurori kujdestar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” bazuar nga neni 227 par.8 lidhur me par.7., lidhur , me par.4., nënpar.4.7., lidhur me par.1., lidhur me nenin 77 par.1 nënpar.1.1., 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur R.G., është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili kishte dhunuar disa herë për periudhë kohore rreth një (1) viti”, pati njoftuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. /Lajmi.net/