Sulmi në një shkollë në Suedi, Osmani: Ne qëndrojmë pranë popullit të Suedisë
Një sulm me armë ka ndodhur në një shkollë në Suedi, ku sipas raportimit të Policisë suedeze afër 10 persona janë vrarë. Për këtë rast ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “X”. “Sulmi i tmerrshëm në një shkollë në Örebro, Suedi, është tronditës. Shkollat duhet të jenë vende zhvillimi…
Lajme
Një sulm me armë ka ndodhur në një shkollë në Suedi, ku sipas raportimit të Policisë suedeze afër 10 persona janë vrarë.
Për këtë rast ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “X”.
“Sulmi i tmerrshëm në një shkollë në Örebro, Suedi, është tronditës. Shkollat duhet të jenë vende zhvillimi dhe mësimi, jo frike dhe terrori. Në këto momente të vështira, ne qëndrojmë pranë popullit të Suedisë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, ka shkruar Osmani në “X”. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë:
The horrific attack at a school in Örebro, Sweden, is heartbreaking. Schools should be places of growth and learning, not fear and terror.
In these difficult moments, we stand with the people of Sweden. Our thoughts are with the victims and their families, and we wish a swift…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 4, 2025