Sulmi në Kuvendin e Maqedonisë u organizua në bazën ruso-serbe në Nish?!
Tashmë nuk ka asnjë dyshim për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë ku mbetën të lënduar rëndë kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela, ai i LSDM-së, Zoran Zaev, deputetë dhe disa gazetarë.
Lajme
Në sulm ishte i përfshirë edhe një agjent i shërbimit sekret BIA, ndërsa dje Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka thirrur ambasadoren serbe në Shkup duke e kritikuar për përfshirjen e Goran Zhivaljeviç, këshilltar në ambasadën serbe në Beograd, në incidentet e 27 prillit.
Sputnik thekson se “Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë thirri ambasadoren e Serbisë, Dushanka Divjak Tomiç për të shpjeguar praninë e këshilltarit të ambasadës dhe agjentit të BIA-s Goran Zivaljeviç në parlament, kur ka ndodhur një ndërhyrje e dhunshme ndaj deputetëve, pikërisht pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar parlamenti.
Takimi me Tomiç është kryer duke zbatuar Konventën e Vjenës”, shkruan më tej gazeta.
Agjenti serb është fotografuar duke hyrë në parlament së bashku me protestuesit, ku më pas iu drejtuan në sallën plenare.
Zhivaljeviç është figurë e njohur e spiunazhit serb në disa ngjarje në vende të tjera në rajon.
Kjo është hera e dytë zyrtarisht kur implikohet shërbimi serb kundër një shteti tjetër. Hera e parë ishte në Mal të Zi kur u tentua të vritej kryeministri Milo Gjukanoviç.
Të dyja këto akte janë pikasur nga një shërbim shumë i rëndësishëm perëndimor, siç është ai i Gjermanisë.
Dyshohet se regjia e këtyre lojrave bëhet në të ashtuquajturën Qendër Humanitare ruso-serbe që ndodhet në Nish, fare pranë Kosovës.