Sulmi ndaj Top Channel, reagon ashpër edhe Rama

Për sulmin ndaj televizionit “Top Channel” ka reaguar ashpër edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ky i fundit në një postim në Twitter ka thënë se agresioni i tillë kërkon përgjigje të qartë nga forcat e ligjit, shkruan lajmi.net. Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës për tragjedinë. “Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe…

Lajme

27/03/2023 08:54

Për sulmin ndaj televizionit “Top Channel” ka reaguar ashpër edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ky i fundit në një postim në Twitter ka thënë se agresioni i tillë kërkon përgjigje të qartë nga forcat e ligjit, shkruan lajmi.net.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës për tragjedinë.

“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, shkruan Rama. /Lajmi.net/