Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, Simiq arrin në gjykatë

Nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe anëtari i kësaj partie, Urosh Vukasinoviq, janë paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ku do të përballen me akuzat për sulm ndaj gazetarëve gjatë një incidenti të ndodhur në Leposaviq. Seanca për shqyrtimin fillestar e paraparë fillimisht për datën 18 shtator, ishte shtyrë për sot, pas ankesave…

Lajme

09/10/2025 13:56

Nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe anëtari i kësaj partie, Urosh Vukasinoviq, janë paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ku do të përballen me akuzat për sulm ndaj gazetarëve gjatë një incidenti të ndodhur në Leposaviq.

Seanca për shqyrtimin fillestar e paraparë fillimisht për datën 18 shtator, ishte shtyrë për sot, pas ankesave të paraqitura nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve. Sipas tyre, njëri nga të pandehurit nuk kishte pranuar fare shkresat e prokurorisë, ndërsa tjetri i kishte pranuar ato vetëm pjesërisht.

Të dy të akuzuarit do të ulen sot në bankën e të pandehurve, për t’u përballur me drejtësinë lidhur me veprat për të cilat ngarkohen./Lajmi.net/