Sulmi ndaj futbollisti Belgin Jashari, Hoti: Ky sulm nuk mund të heshtet – duhet të dënohet ashpër

Deputeti i LDK-së, Avdullha Hoti, ka reaguar për sulmin fizik ndaj futbollistit të Fushë Kosovës, Belgin Jasharit, i cili në një rrëfimin për gazetën Nacionale ka treguar për sulmin dhe ofendimet raciste që po shprehen ndaj tij. Ish-kryeministri i Kosovës ka kërkua që ky sulm të mos heshtet, por të dënohet ashpër. Në profilin e…

Lajme

26/04/2025 10:36

Deputeti i LDK-së, Avdullha Hoti, ka reaguar për sulmin fizik ndaj futbollistit të Fushë Kosovës, Belgin Jasharit, i cili në një rrëfimin për gazetën Nacionale ka treguar për sulmin dhe ofendimet raciste që po shprehen ndaj tij.

Ish-kryeministri i Kosovës ka kërkua që ky sulm të mos heshtet, por të dënohet ashpër.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se çdo formë racizmi duhet të zhduket.

“Belgin, jemi me ty! 🫶 Ky sulm nuk mund të heshtet – duhet të dënohet ashpër. Talenti duhet të vlerësohet. Askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar për. Çdo formë racizmi duhet të zhduket. Në një sport që duhet të vlerësohet përkushtimi dhe cilësia, paragjykimi nuk ka vend. Koha është që trajnerët dhe klubet të zgjedhin jo sipas paragjykimeve, por sipas performancës. Belgin, puno fortë sepse përfaqësuesja e Kosovës ka nevojë për një talent sikur ti!”, ka shkruar Hoti.