Sulmi me thikë në Mitrovicë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për sulmin me thikë që ndodhi në orët e para të së shtunës në Mitrovicën e Jugut. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe ka ndodhur rreth orës 01:20 në rrugën “Artim Jashari”. Policia njoftoi se “është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi…

Lajme

19/07/2026 09:03

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për sulmin me thikë që ndodhi në orët e para të së shtunës në Mitrovicën e Jugut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe ka ndodhur rreth orës 01:20 në rrugën “Artim Jashari”.

Policia njoftoi se “është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që në gjendje të dehur ka therë me thikë viktimën mashkull”.

Si pasojë e sulmit, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Lajmi.net/