Sulmi ku humbi jetën edhe 15 vjeçarja nga Kosova, Austria shpall tri ditë zie

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin Graz të Austrisë, ku si pasojë e një sulmi të armatosur kanë vdekur 11 persona, në mesin e të cilëve edhe një vajzë nga Kosova, konkretisht nga komuna e Vitisë. Bëhet fjalë për 15 vjeçaren, Lea Bajrami, e cila vjen nga Komuna e Vitisë. Me këtë rast,…

Bota

10/06/2025 19:45

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin Graz të Austrisë, ku si pasojë e një sulmi të armatosur kanë vdekur 11 persona, në mesin e të cilëve edhe një vajzë nga Kosova, konkretisht nga komuna e Vitisë.

Bëhet fjalë për 15 vjeçaren, Lea Bajrami, e cila vjen nga Komuna e Vitisë.

Me këtë rast, në nderim të viktimave të kësaj ngjarje të rëndë, Austria ka shpallur tri ditë zie, raportojnë mediat austriake.