Sulmi i SHBA-ve në Iran, Haradinaj: Mbështesim fuqishëm angazhimin e Presidentit Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në lidhje me sulmin që SHBA-të kanë bërë mbrëmë në Iran. Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më 24 mars 1999, shtetet aleate të udhëhequra nga Amerika kanë filluar sulmin mbi regjimin ushtarak të Millosheviqit në Kosovë, regjim ky i mbështetur edhe nga Irani dhe…

Lajme

22/06/2025 18:29

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në lidhje me sulmin që SHBA-të kanë bërë mbrëmë në Iran.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më 24 mars 1999, shtetet aleate të udhëhequra nga Amerika kanë filluar sulmin mbi regjimin ushtarak të Millosheviqit në Kosovë, regjim ky i mbështetur edhe nga Irani dhe vende tjera.

“Sulmet ajrore të Amerikës dhe të aleatëve mbi caqet serbe ndalën regjimin e Millosheviqit dhe shpëtuan popullin tonë. Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe angazhimin e Presidentit Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Haradinajt: