Sulmet ruse vrasin 63 civilë në Siri

Aktivistët sirianë thonë se së paku 63 njerëz, në mesin e tyre nëntë fëmijë, janë vrarë në sulme ajrore, të cilat dyshohet se janë kryer nga avionët rusë në lindje të Sirisë, shkruan rel.

Bota

24/01/2016 10:45

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se avionët kanë sulmuar fshatin Khasham, i cili kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik.

Të dhënat, megjithatë, nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Militantët e Shtetit Islamik kontrollojnë pjesën më të madhe të provincës Deri al-Zour, ku ndodhet fshati Khasham.

Rusia, aleate e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka nisur fushatën e sulmeve ajrore në Siri në fund të shtatorit, duke thënë se godet Shtetin Islamik dhe ekstremistët e tjerë atje.