Sulmet ndaj mediave, Haxhiu: Salih Zyba është njeriu që i kryen punët e ndyta, s`ka artikulim
Gazetari Baton Haxhiu, ka qenë i ashpër me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të sulmeve nga mediat. RTK-ja të hënën publikoi një lajm ku sulmoi dy media në Kosovë, gjë që ka shkaktuar reagime gjatë tërë ditës në Kosovë. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se se këta zyrtarë janë “terroristë të shkronjave”.…

Lajme
Gazetari Baton Haxhiu, ka qenë i ashpër me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të sulmeve nga mediat.
RTK-ja të hënën publikoi një lajm ku sulmoi dy media në Kosovë, gjë që ka shkaktuar reagime gjatë tërë ditës në Kosovë.
Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se se këta zyrtarë janë “terroristë të shkronjave”.
“Salih Zyba është modeli i një njeriu i cili nuk dinë me u artikulu, por I kryen gjitha punët e ndyta të Vetëvendosjes. E kam pasur në studio, ai s’ka artikulim, edhe shqipen e ka të çaluar. Ai ka qenë udhëheqësi I shërbimit ë Vetëvendosjes dhe ai është ndërmjetësuesi i të gjitha këtyre gjërave. Salih Zyba e ka prodhu këtë lajm, unë po besoj nuk kam asnjë informacion, por për mënyrën sesi ka ardhur dhe e ka postuar dhe këta tjerët që s’kam fjalor si të flas për Dimal Basha, Enver Dugolli, ai Rrustemi”, ka thënë Haxhiu.