Sulmet ndaj Kushtetueses, reagon shefi i EULEX-it: Të papranueshme
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka theksuar rëndësinë e respektimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në çdo kohë. Nëpërmjet një postimi në “X”, ai thotë se ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale të drejtuara drejtpërdrejt ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që i kryejnë detyrat e tyre është gjithmonë e papranueshme. “Pavarësia gjyqësore është një nga gurthemelet…

Lajme
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka theksuar rëndësinë e respektimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në çdo kohë.
Nëpërmjet një postimi në “X”, ai thotë se ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale të drejtuara drejtpërdrejt ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që i kryejnë detyrat e tyre është gjithmonë e papranueshme.
“Pavarësia gjyqësore është një nga gurthemelet e sundimit të ligjit: pavarësia e gjyqtarëve duhet të respektohet nga të gjithë, në çdo kohë. Ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale të drejtuara drejtpërdrejt ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që i kryejnë detyrat e tyre është gjithmonë e papranueshme”, ka thënë Barbano.
Reagimi i tij vjen një ditë pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sulmuan Gjykatën Kushtetuese.