Sulme të reja, Irani lëshon raketa drejt Izraelit
Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Sirenat e sulmeve ajrore janë dëgjuar në Tel Aviv dhe në disa zona të tjera të vendit, raporton SkyNews. “Forcat Ajrore të Izraelit po punojnë për të ndalur kërcënimin”, shtoi IDF.
