Sulm tjetër në Francë, prifti ortodoks qëllohet me armë derisa po e mbyllte kishën

Një sulm tjetër ka ndodhur sot në Francë, në qytetin e Lyonit.

Bota

31/10/2020 18:04

Mediat ndërkombëtare raportojnë se me armë zjarri është qëlluar një prift ortodoks, transmeton lajmi.net.

Ministria e Brendshme e Francës pas këtij rasti ka bërë thirrje tek banorët e zonës që të largohen nga aty.

Sipas raportimeve, prifti është qëlluar derisa po e mbyllte kishën.

Menjëherë pas atentatit, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur teksa autoritetet po punojnë në kapjen e tij.

Prifti i plagosur raportohet se gjendet në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetë si rrjedhojë e plagëve të marra. /Lajmi.net/