Sulm në Damask, tetë të vdekur

Tetë persona janë vrarë sot ndërsa 20 janë plagosur në qendër të Damaskut kur një raketë ka qëlluar një restorant thuhet nga Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

Bota

24/07/2016 21:06

Observatori me seli në Britaninë e Madhe konfirmon se janë ndezur shumë raketa të cilat kanë goditur pjesë të ndryshme, raporton AFP.

Në bazë të disa dëshmitarëve Reuters raporton se është qëlluar restoranti në qendër të qytetit Bab Tuma.

Agjencia britanike bën të ditur se sulme të tilla në Damask i cili gjendet nën kontroll të forcave qeveritare ndodhin shpesh.