Sulm ndaj zyrtarëve të Frontit Nusra, vritet komandanti al-Shami

Në eksplodimin që kishte në shënjestër zyrtarë të lartë të Frontit Nusra në Siri, që është krah i al-Kaidës, të enjten është vrarë komandanti i saj, Abu Humam al-Shami, njofton agjencia Reuters duke iu referuar dy burimeve rebele.

Bota

05/03/2015 23:34

Al-Shami është një nga zyrtarët më të lartë të Frontit Nusra, i cili është formuar në vitin 2012 dhe ka luftuar në Afganistan, Irak dhe Siri, transmeton lajmi.net.

Burimet rebele thanë se shpërthimin e  ka shkaktuar sulmi ajror i koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, sul ky që ka pasur në shënjestër një takim të zyrtarëve të lartë të Frontit Nusra në provincën veriperëndimore Idlib në Siri.

Por, sipas BBC-së, sulmin e ka kryer aviacioni i luftës i ushtrisë besnike ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.