Sulm ndaj policisë dhe armë pa leje, Policia jep detaje për arrestimin në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për disa vepra penale, përfshirë “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, “sulm” dhe “kanosje”. Sipas komunikatës zyrtare, më 08.06.2026, rreth orës 23:20, Stacioni Policor në Klinë ka pranuar një informatë…

Lajme

09/06/2026 10:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për disa vepra penale, përfshirë “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, “sulm” dhe “kanosje”.

Sipas komunikatës zyrtare, më 08.06.2026, rreth orës 23:20, Stacioni Policor në Klinë ka pranuar një informatë për ndihmë nga një qytetare (viktimë), e cila ka njoftuar se po kanosej nga një person i dyshuar, i cili dyshohej se posedonte armë zjarri me vete.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë reaguar dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në vendngjarje.

Gjatë arrestimit, i dyshuari ka refuzuar t’u bindet urdhrave të policisë dhe si pasojë e rezistencës, zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Pas arrestimit të tij, gjatë kontrollit janë sekuestruar një revole, një karikator si dhe nëntë fishekë të kalibrit 9 mm.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, pas shoqërimit në stacionin policor, ka vazhduar me kanosje ndaj zyrtarëve policorë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet për veprat penale të lartcekura. /Lajmi.net/