Policia e Kosovës ka njoftuar se katër gra janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një tjetër grua dhe i kanë marrë para me forcë.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur më 22 prill 2026, rreth orës 12:50 në Prishtinë, ku të dyshuarat, të gjitha shtetase të Kosovës, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës dhe më pas i kanë marrë para.
Pas arrestimit, të dyshuarat janë intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/