Suksesi historik- Kosova në Ligën B, reagon ambasadori gjerman: Kjo tregon fuqinë e punës në grup
Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka arritur një sukses historik.“Dardanët” tashmë edhe zyrtarisht janë pjesë e Ligës B të Kombeve. Të dielën, ekipi i udhëhequr nga Franco Foda, e mposhti Islandën me rezultat 1:3 me Hat-trickun e Vedat Muriqit, derisa rezultati i përgjithshëm nga dyja ndeshjet është 5:2 në favor të “verdhekaltërve”. Këtij suksesi…

Sport
Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka arritur një sukses historik.“Dardanët” tashmë edhe zyrtarisht janë pjesë e Ligës B të Kombeve.
Të dielën, ekipi i udhëhequr nga Franco Foda, e mposhti Islandën me rezultat 1:3 me Hat-trickun e Vedat Muriqit, derisa rezultati i përgjithshëm nga dyja ndeshjet është 5:2 në favor të “verdhekaltërve”.
Këtij suksesi iu gëzua edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde.
Ai lavdëroi punën e bashkombasit të tij në krye të shtabit teknik të Kosovës.“Kjo tregon fuqinë e punës në grup dhe punës së palodhur”, deklaroi diplomati gjerman.
“Bravo, skuadrës së Kosovës – ja ku kemi më shumë fitore përpara”.
Rohde, si ish-futbollist deklaroi se është frymëzuese të shohësh se çka ka arritur të bëjë Kosova.