Suharekë: I hynë në banesë për ta dhunuar
Një person kishte tentuar që me forcë të hyjë në banesën e një femre, në Suharekë, dhe po i njëjti kishte tentuar që të dhunojë viktimën.
Lajme
Ngjarja ka ndodhur të premten, përderisa i dyshuari për këtë vepër, tashmë është arrestuar nga policia e Kosovës, me disa lëndime trupore që kishte pësuar edhe i dyshuari por edhe viktima.
Në raportin e policisë thuhet se me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.