Suhareka ndalon muzikën me zë të lartë në vendet publike gjatë festave të fundvitit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një urdhërese ka ndaluar ndotjen akustike me muzikë, në orët e vona, në vendet publike gjatë festave të fundvitit. “Ndalohet muzika me zë të lartë (sipas decibelëve të lejuar konform ligjit) pas orës 23:30 gjatë festave të fundvitit në vendet e hapura publike, përkatësisht në zona të…

Lajme

26/12/2024 10:02

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një urdhërese ka ndaluar ndotjen akustike me muzikë, në orët e vona, në vendet publike gjatë festave të fundvitit.

“Ndalohet muzika me zë të lartë (sipas decibelëve të lejuar konform ligjit) pas orës 23:30 gjatë festave të fundvitit në vendet e hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe dhe tregje”, thuhet në urdhëresë.

Sipas njoftimit të Komunës, kjo urdhëresë vlen deri më datën 7 janar 2025.

“Personat që bien në kundërshtim me dispozitat e kësaj Urdhërese do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi”.

Për zbatimin e këtij akti, kryetari Muharremaj ka obliguar Drejtorinë e Inspektoratit. /telegrafi