Suhareka e para në rajon me platformë për aplikimin online të lejeve ndërtimore
Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka lansuar platformën e parë elektronike në Kosovë dhe rajon për aplikimin online të lejeve ndërtimore. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ku prezantoi këtë risi si pjesë të digjitalizimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale. “Suhareka është e para që po implementon…
Lajme
Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka lansuar platformën e parë elektronike në Kosovë dhe rajon për aplikimin online të lejeve ndërtimore.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ku prezantoi këtë risi si pjesë të digjitalizimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale.
“Suhareka është e para që po implementon këtë platformë moderne, duke e bërë procesin më të thjeshtë dhe të qasshëm për qytetarët,” ka shkruar Muharremaj përmes në Facebook
Tutje Muharremaj ka thënë se kjo platformë online është e para në Kosovë dhe Rajon./Lajmi.net/