Suedia synon të dërgojë të dënuar në burgje jashtë vendit
Suedia mund të dërgojë kriminelë për të vuajtur dënimet e tyre në burgjet jashtë vendit, tha një komision i emëruar nga Qeveria më 29 janar. Ky shtet po përballet me vështirësi në menaxhimin e kapaciteteve në burgje, për shkak të rritjes së numrit të të burgosurve të rinj, rritje që lidhet me një valë të…
Bota
Suedia mund të dërgojë kriminelë për të vuajtur dënimet e tyre në burgjet jashtë vendit, tha një komision i emëruar nga Qeveria më 29 janar.
Ky shtet po përballet me vështirësi në menaxhimin e kapaciteteve në burgje, për shkak të rritjes së numrit të të burgosurve të rinj, rritje që lidhet me një valë të krimeve të bandave.
“Ka nevojë të punohet për gjetjen e zgjidhjeve të reja brenda Shërbimit të Burgjeve”, tha ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer, gjatë një konference për media.
Strommer tha se Suedia veçse është në bisedime me shtetet e tjera për marrjen me qira të burgjeve të tyre, pa përmendur emrat e shteteve.
Nga shtetet evropiane, edhe Danimarka, duke dashur të lehtësojë situatën me mbipopullimin e burgjeve të saj, ka arritur marrëveshje me Kosovën për të marrë me qira 300 qeli në burgun në Gjilan. Megjithatë, kjo marrëveshje 10-vjeçare, nga e cila Kosova do të përfitojë rreth 200 milionë euro, ende nuk ka nisur së zbatuari. /REL