Suedia fiton derbin ndaj Spanjës, fitojnë edhe Gjermania, Belgjika dhe Anglia

Janë zhvilluar disa takime shumë interesante në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Sport

02/09/2021 22:38

Suedia ka bërë befasinë duke mposhtur Spanjën me rezultat 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Soler pas vetëm pesë minutave lojë pas asistimit të Albas kaloi Spanjën në epërsi (5′).

Mirëpo, qysh në aksionin tjetër, Alexander Isak ia doli ta barazoi rezultatin (6′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje shumë interesante edhe në pjesën e dytë, pavarësisht që hyri vetëm një gol.

Ishte Claesson që realizoi pas asistimit të Kulusevskit (57′), gol që për Suedinë vlen tre pikë.

Me këtë fitore, Suedia merr liderin në grupin B me nëntë pikë, ndjekur nga Spanja me 7 sosh, derisa Kosova renditët e treta me tre pikë.

Ndërkohë, rezultatet e takimeve të tjera në grupet e tjera kualifikuese:

Andorra 2 – 0 San Marino

Republika Çeke 1 – 0 Bjellorusi

Estoni 2 – 5 Belgjikë

Hungari 0 – 4 Angli

Islandë 0 – 2 Rumani

Itali 1 – 1 Bullgari

Litenshtajn 0 – 2 Gjermani

Lituani 1 – 4 Irlandë Veriore

Maqedonia e Veriut 0 – 0 Armeni

Poloni 4 – 1 Shqipëri./Lajmi.net/