Suedi: përmbytje në një stacion treni, udhëtarët e përjetojnë si pishinë (video)

Ndërsa Suedia nisi të marrë veten nga dhjetëra zjarre prej një valë të nxehti, vendi skandinav u godit nga një katastrofë tjetër të dielën, përmbytje të shpejta.

Fun

31/07/2018 16:00

 

Shumica e njerëzve në stacionin qendror të trenit në Uppsala u sikletosën me përmbytjet, pasi u detyruan të ecnin nëpër ujëra duke mbajtur çanta dhe valixhe mbi kokat e tyre. Megjithatë, si në të gjitha situatat, disa arritën të shikojnë pozitive të situatës dhe të shfrytëzojnë përmbytjen në një ditë argëtimi.

Me nënkalimin, shkallët lëvizëse dhe korridoret pjesërisht nën ujë, stacioni i trenit ngjante me një pishinë të madhe dhe një grup njerëzish vendosën ta trajtonin atë pikërisht si të tillë.

Edhe pse uji nuk ishte saktësisht i përshtatshëm për higjienën e notit, kjo nuk i ndaloi ata që të kridhen, në disa raste dhe familjarisht.

“Uji ishte me të vërtetë i ndyrë! Por na duhej një dush”, tha një prej tyre që zgjodhën ta përjetonin përmbytjen si pishinë.