Subvencionimi për tekstet shkollore, Nagavci: Për 24-orë kanë aplikuar mbi 60 mijë prindër

Ditë më parë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka informuar në lidhje me furnizimin me tekste shkollore. Edhe këtë vit furnizimi i librave për nxënësit nga klasa e parë deri të nëntën do të bëhet përmes subvencionimit. Dje gjatë ditës është hapur aplikimi për t’u rimbursuar prindërit me mjetet e nevojshme. Për këtë ministrja e…

Lajme

15/08/2024 14:51

Ditë më parë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka informuar në lidhje me furnizimin me tekste shkollore.

Edhe këtë vit furnizimi i librave për nxënësit nga klasa e parë deri të nëntën do të bëhet përmes subvencionimit.

Dje gjatë ditës është hapur aplikimi për t’u rimbursuar prindërit me mjetet e nevojshme.

Për këtë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar duke thënë se vetëm gjatë 24-orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër.

Ndryshe Nagavci ka inkurajuar prindërit të cilët nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected]”, ka shkruar Nagavci.

Ajo mes tjerash tha se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes. /Lajmi.net/