Substancat narkotike barten edhe me postë, një në Kosovë arriti nga Gjermania
Zyra për zhdoganim postar në Prishtinë ka hasur në një pako të dyshimtë që kishte ardhur nga Gjermania.
Lajme
Policia ka njoftuar se zyrtaret për zhdoganim postar kanë pranuar një dërgesë nga Gjermania dhe gjatë kontrollimit është vërejtur një substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth 120 gramë.
Lidhur me rastin me datën 21.06.2019 rreth orës 11:30 me urdhër të gjykatës është bastisur prona e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti është hapur për ‘posedim i narkotikëve’. /Lajmi.net/