Suarez tallet pas ndeshjes me Piquen

Luis Suarez i ka uruar bashkëlojtarët për tri pikët e fituara ndaj Villarealit.

Sport

02/12/2018 21:01

Barcelona e mposhti 2 me 0 Villarealin, në kuadër të javës së 14-të të La Liga-së.

Luis Suarez i ka uruar bashkëlojtarët për tri pikët e fituara, ndërsa i ka lënë edhe një mesazh Gerard Piques, që shënoi golin e parë në ndeshje, përcjell “lajmi.net”.

“Tri pikët të rëndësishme. Urime Gerard Pique, ti na kujtove se mbrojtësit mund të shënojnë dhe urime me Carles Alenan për golin e parë në ligë”, ka shkruar uruguaiani në llogarinë e tij në Twitter.

Barcelona është rikthyer në krye të tabelës me 28 pikë. /Lajmi.net/