Suarez nuk do ta refuzonte Realin

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez vështirë se do të refuzonte mundësinë e transferimit në Real Madrid, nëse Los Blancos paraqesin ofertë për të, ka njoftuar avokati i tij, Alejandro Balbi.

Sport

31/05/2014 19:06

Avokati i Luis Suarezit ka pranuar se sulmuesi i Liverpoolit do ta kishte të vështirë të refuzonte transferimin në Real Madrid.

27-vjeçari tashmë një kohë të gjatë spekulohet me transferim në Santiago Bernabeu, edhe pse ka insistuar se është i lumtur në Anfield.

Suarez, i cili e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i Premierligës me 31 gola, vazhdoi kontratën me Liverpoolin në dhjetor, por përfaqësuesi i Uruguaianit ka thënë se sulmuesi do të mirëpriste mundësinë e transferimit në Madrid, nëse i ofrohet rasti.

“Një vit më parë ishte pritur të largohet nga Liverpool”, deklaroi Alejandro Balbi për Cadena SER, për verën e vitit të kaluar kur Arsenali ishte në kërkim të Suarezit.

“Tani është shumë më e vështirë sepse është një idhull, edhe pse ka klube që mund t’i ofrojnë shumë para. Nëse i bëhet një ofertë e madhe nga Real Madrid, do të ishte e vështirë ta refuzonte. Luis Suarez gjithmonë ka pasur një preferencë për Spanjën”, përfundoi ai.