Suarez, keqardhje për largimin e Gerrardit nga Liverpooli
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka shprehur keqardhje për Steven Gerrardit i cili do të largohet nga Liverpooli në fundin e këtij sezoni.

Sport
Suarez është shprehur shumë i dëshpëruar që Gerrard do të largohet nga Liverpooli në fundin e këtij sezoni.
“Unë tentoj të shikoj të gjitha ndeshjet e Liverpoolit. Ata kanë lojtarë mjaft të mirë”, tha Suarez për reporterët.
“Unë jam dëshpëruar kur kam dëgjuar që Gerrard do të largohet sepse ai është një lojtar i shkëlqyer, dhe kur unë isha në Liverpool, të gjithë e kanë ditur që ëndrra ime është të transferohem te Barcelona”, përfundoi Suarez.