Suarez kafshon edhe në rrugë (Video)
I inspiruar nga kafshimi i Luis Suarezit ndaj Giorgio Chiellinit në Kampionatin botëror, një person realizoi një shaka duke sulmuar kalimtarët e rastit.
Sport
Luis Suarez më në fund u rikthye nga suspendimi në fushën e lojës duke debutuar për skuadrën e tij të re, Barcelonën, në humbjen në El Clasico nga Real Madrid të shtunën e shkuar në Santiago Bernabeu, me rezultat 3:1.
Por, arsyeja e dënimit vazhdon të jetë një temë e nxehtë.
Pikërisht me rastin e Halloween, një person vendosi të imitojë veprimin e Suarezit – kur kafshoi në krah mbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini, gjatë Kampionatit botëror – dhe doli në fushë duke sulmuar me kafshime kalimtarët e rastit.