Suarez i jep shkëndijë transferimit të Lautaro te Barcelona

Luis Suarez thotë se skuadra e Barcelonës do ta mirëpriste sulmuesin e Interit Lautaro Martinez me krahë hapur, duke e quajtur atë një "lojtar me të vërtetë të shkëlqyeshëm".

Sport

15/07/2020 09:40

Martinez vazhdon të lidhet me Barcën, të cilët raportohet se po përgatisin një ofertë me vlerë 70 milionë plus mbrojtësin e majtë Junior Firpo, përcjell lajmi.net.

Ai do të zëvendësonte në mënyrë efektive Suarez si numrin 9 të katalanasve, por uruguajani përsëriti se ai nuk do të kishte probleme nëse 22-vjeçari vjen.

“Ai është një lojtar me të vërtetë i shkëlqyeshëm. Po luan në një nivel shumë të lartë për Interin”, tha ai për Sport.

“Nuk është e lehtë të transferohesh në Itali nga Argjentina dhe të tregosh gjithçka që ka në një kampionat aq të vështirë sa ai italian”.

“Ai është i ri dhe ne do të përpiqemi ta ndihmojmë nëse vjen në Barca, të përshtatet dhe ta bëjë atë të ndjehet rehat”, vazhdoi Suarez. /Lajmi.net/