Stuttgart ia cakton çmimin kartonit të Sosa, Barcelona mund të bëjë kalkulimet

Barcelona mund të nis qysh tani kalkulimet për krahun e majtë të mbrojtjes. Skuadra e Barcelonës kishte monitoruar për pak javë mbrojtësin e majtë të Stuttgart, Borna Sosa. Lojtari i Stuttgart, Sosa ishte në radarin e Barcelonës, para sezonit, kurse tani skuadra gjermane i ka caktuar një çmim kartonit të tij. Sipas raportimeve të Florian…

Sport

07/11/2022 22:29

Barcelona mund të nis qysh tani kalkulimet për krahun e majtë të mbrojtjes.

Skuadra e Barcelonës kishte monitoruar për pak javë mbrojtësin e majtë të Stuttgart, Borna Sosa.

Lojtari i Stuttgart, Sosa ishte në radarin e Barcelonës, para sezonit, kurse tani skuadra gjermane i ka caktuar një çmim kartonit të tij.

Sipas raportimeve të Florian Plettenberg, Stuttgart pritet t’i ndajë rrugët me lojtarin qysh në janar, përcjell lajmi.net.

Situata e vështirë ekonomike e klubit bën që Sosa të jetë në dispozicion për 15-25 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Barcelona akoma do ta konsiderojë një lëvizje për mbrojtësin e Bundesliga. /Lajmi.net/