Stuhia e madhe shkakton dëme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, ekipet e KEDS-it në terren
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka publikuar fotografi nga dëmet që stuhia e sotme në Kosovë ka shkaktuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Ata kanë thënë se ekipet janë të angazhuara me të gjitha kapacitetet në terren. “Po punohet me intensitet të shtuar për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga…
Lajme
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka publikuar fotografi nga dëmet që stuhia e sotme në Kosovë ka shkaktuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Ata kanë thënë se ekipet janë të angazhuara me të gjitha kapacitetet në terren.
“Po punohet me intensitet të shtuar për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i rënduar dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike në zonat më të prekura. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar KEDS. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: