Studimi: Vaksina për fruth mund ta mposht koronavirusin

Vaksina MMR e përdorur kundër fruthit, shytave dhe rubeolës mund të ndihmojë organizmin të luftojë koronavirusin, nëpërmjet përforcimit të sistemit imunitar.

Lifestyle

19/06/2020 16:48

Sipas ekspertëve amerikanë, vaksinat përforcuese duhet t’u jepen për personave me probleme shëndetësore, transmeton lajmi.net.

Hulumtimet kanë treguar që ndalon inflamacionin e rëndë, ose sepsë n- pa paraqitur ndonjë rrezik të efekteve anësore.

“Vaksinimi me MMR mund të jetë veçanërisht i dobishëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor që lehtë mund të ekspozohen ndaj COVID-19′, tha autori i studimit, Paul Fidel, njëherësh edhe imunolog nga Universiteti Shtetëror i Luizianës në SHBA.

Ngjarjet e fundit kanë dhënë indikacione se hipoteza mund të jetë e zbatueshme në praktikë, tha Dr Fidel.

Për më tepër, të dhënat epidemiologjike më herët zbuluar një lidhje midis zonave që u jepet vaksina MMR dhe uljes së nivelit të vdekjeve të COVID-19. /Lajmi.net/