Studimi: Steroidet zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga koronavirusi tek pacientët e sëmurë rëndë
Përdorimi i steroideve të lira në trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19 është zbuluar se zvogëlon rrezikun e vdekjes në 20 përqind, sipas një studimi të ri.
Lifestyle
Analiza përfshiu shtatë prova klinike, të cilat u përqëndruan në tri lloje të ndryshme të kortikosteroideve anti-inflamatore. Studimi u krye nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.
Pas publikimit të të dhënave, organizata botërore publikoi udhëzime të reja në të cilat rekomandoi përdorimin e kortikosteroideve si trajtim standard për pacientët me Covid-19 “në gjendje të rëndë e kritike”.
Studimi, i analizuar nga Instituti Kombëtar për Kërkime Shëndetësore (NIHR) në Universitetin e Bristolit shqyrtoi vdekshmërinë e një pacienti për një periudhë 28-ditore pas trajtimit.
Nga kjo zbuluan se trajtimi me një nga tri llojet e kortikosteroideve çoi në një ulje me vlerë prej 20 përqind të rrezikut të vdekjes. /Lajmi.net/