Studimi që fundos arsimin në Shqipëri

Një program ndërkombëtar i vlerësimit të studentëve radhit Shqipërinë në vendin e 57 nga 65 vendet në garë në çështje të arsimit. Prijnë Shangaji (Kinë), Singapori dhe Japonia.

Bota

05/01/2014 22:00

Rezultatet për vitin 2012 të Programit Ndërkombëtar të Vlerësimit të Studentëve (Pisa), që janë prezantuar në fillim të muajit dhjetor kanë treguar se 10 vendet që janë me performancën më të mirë, nuk janë shtete myslimane. Faktikisht, në rezultatet përfundimtare të paraqitura, asnjë shtet mysliman nuk është rënditur as në 40’shen më të mirë.

Gjysmë milioni studentë në 65 shtete dhe në administratave lokale janë testuar në tri fusha, në atë të matematikës, në shkenca dhe në lexim. Shanghai ka shënuar rezultatin më të mirë me 613 pikë, e pasuar nga Singapore dhe Japonia. Ndërsa në shkencë dhe lexim, gjendja me studentët shqiptarë  është edhe më keq, pasi që kanë zënë vendin e katërt nga fundi (të 62’tin) me 397 pikë në shkencë dhe 394 pikë në lexim.

 

Ndërkaq në vendet e fundit në listë, “shpërbylera” me performancën më të dobët janë Kolumbia, Peruja dhe Shqipëria.

Shqipëria ka zënë vendin e 57 nga 65 shtete pjesmarrëse. Në matematikë, nxënësit shqiptarë kanë marrë 394 pikë, në shkencë 409 pikë ndërkaq në lexim 403 pikë. Shqipëria është më keq se sa shtetet e rajonit, siç është Bullgaria e cila është renditur e 47’ta dhe se Serbia e cila është renditur e 43’ta.

 

Duke marrë parasysh pritjet nga Turqia, e cila u rendit e 43’ta, që është rezultati më i lartë në mesin e shteteve muslimane, e pasuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe shtetet e tjera myslimane që kanë marrë pjesë në këtë testim janë Kazakistani, Malajzia, Katari, Jordani, Tunizia dhe Indonezia, të cilat duhet të jenë të kënaqura që janë renditur në 50’she.

Ky studim i publikuar nga PISA tregon se mësimet që merren në shtëpi mund që t’u ofrojnë nxënësve mësime të ndryshme. Por, pasi që studimi më shumë është koncentruar tek nxënësit nga shtetet myslimane, ky studim tregon se ata nuk kanë kohë pas shkollës, pasi që ata merren ekskluzivisht me mësimet fetare.

Pedagogjia është njëra nga lëndët me rëndësi të madhe. Është interesant të thuhet se Finlanda, e cila cilësohet si vendi me arsimin më kualitativ në Europë, i jep shumë rëndësi pedagogjisë. Vetëm studentët me rezultatet më të mira mund të bëhen mësues. Prandaj, Finlanda ka rezultate kaq të mira në arsim.

 

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është trajtuar në këtë studim. Besimet konvencionale si duket janë hedhur poshtë. Shpenzimi në edukim jo gjithmonë jep rezultate. Të paktën kështu ndodhë nëse krahasohen rezultatet e vitit 2003 të Australisë, Belgjikës, Kandaës, Finlandës, Japonisë dhe Koresë së Jugut të cilat kanë shpenzuar më pak në edukim se sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës por që kanë rezultate më të mira se kjo e fundit.

Sipas këtij studimi thuhet se shtetet që praktikojnë etikën confunciane kanë rezultate më të mira në mësim. Shembull marrim shtetet aziatike të cilat janë në maje të kësaj top liste. Por e kundërta ndodh me shtetet myslimane të cilat nuk praktikojnë këtë gjë, pasi që kultura, feja dhe tradita e tyre nuk ja u lejon.

Si përfundim, shtetet myslimane janë në një krizë sa i përket arsimit. Ato çdo herë dhe më shumë po rangohen më poshtë nëpër lista. Rezultatet e Pisa’s janë tregues se gjërat mund të përkeqësohen.