Studimi: Omega-3 ndihmon në uljen e presionit të gjakut

Acidi yndyror Omega-3 që gjendet tek peshqit ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe mund të ndihmojë luftën kundër depresionit, ka zbuluar një studim.

Lifestyle

22/06/2020 20:18

Dr James Brown, profesor nga Universiteti Aston, hulumtoi lidhjen midis vajrave detare dhe një sërë përfitimesh shëndetësore, në veçanti shëndetit të zemrës.

Raporti shkencor zbuloi se vaji i peshkut ka një efekt pozitiv në pesë fusha të ndryshme të shëndetit të zemrës, duke përfshirë presionin e gjakut dhe sëmundjet kronike të zemrës.

Gjithashtu, medikamenti është i dobishëm në luftën kundër yndyrave të trupit, aterosklerozës dhe ritmet e parregullta të zemrës.

Mbi përfitimet shëndetësore fizike të vajrave të peshkut në zemër dhe në luftimin e artritit, hulumtimi i Dr Brown zbuloi se si disa individë që vuajnë nga ankthi, depresioni ose sindromi para-menstrual do të përfitonin nga përdorimi i shtesave Omega-3. /Lajmi.net/