Studimi: Burrat që kanë gishtin e unazës më të gjatë kanë më pak rrezik nga Covid-19

Burrat që kanë gishtin e unazës më të gjatë përballen me një rrezik më të ulët të vdekjes nga Covid-19 dhe kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga simptoma të lehta në rast infektimi, pretendojnë studiuesit.

Lifestyle

26/05/2020 16:10

Akademikët zbuluan se niveli i vdekjes së koronavirusit në vendet ku burrat kanë gishtat më të shkurtër të unazës ishin deri në një të tretën më e lartë, shkruajnë mediet e huaja, përcjell lajmi.net.

Gjatësia e gishtit të unazës përcaktohet nga sasia e testosteroneve, thonë ekspertët.

Sa më shumë testosterone në organizmin e mashkullit, aq më i gjatë do të jetë gishti i tyre unazor, pohojnë shkencëtarët.

Studimi i ri, i kryer nga Universiteti Swansea, zbuloi se burrat me nivele të ulëta të testosteronit kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga Covid-19 sesa burrat me nivele më të larta.

Testosteroni mendohet se është mbrojtës ndaj virusit që shkakton sëmundjen Covid-19, duke rritur numrin e receptorëve ACE-2 në trup.

Shkencëtarët besojnë se koronavirusi, i njohur zyrtarisht si SARS-CoV-2, hyn në trup dhe shkakton infeksion përmes këtyre receptorëve. /Lajmi.net/