Studimet sugjerojnë që lidhja përmes Tinder mund të zgjasë përgjithmonë

Tinder ka ndryshuar gjërat në botën e takimeve.

Lifestyle

07/02/2020 10:10

Mund të jetë i dashuri i juaj që keni takuar përmes Tinder-it, por ⅓ e martesave në Amerikë fillojnë online. Zbulimet thanë se  takimet online zakonisht shijojnë dashurinë e tyre më shumë, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Nga një buzëqeshje e ngrohtë, zgjatje dore deri tek pëlqimi i një fotoje, gjërat kanë ndryshuar në botën e takimeve. Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët kanë këtë mendim.

Psikologu John T. Cacioppo nga Universiteti i Çikagos, ka shikuar të dhënat e 19,000 qifteve të martuara.

Nga këto të dhëna del se qiftet që janë takuar online patën një martesë të gjatë dhe të lumtur, për dallim nga ata që nuk janë takuar online dhe që martesa e tyre zgjati shumë pakë. /Lajmi.net/