Studimet: Mos u besoni atyre që vozisin BMW, janë gënjeshtarë
Sipas studimeve të fundit, personat që vozisin BMW janë gënjeshtarë.

Fun
‘Journal of International Psychology’ ka bërë një hulumtim në lidhje se si njerëzit i shikojnë ata persona të cilët kanë vetura të markës BMW, transmeton lajmi.net.
Sipas këtij studimi shoferët e BMW vlerësoheshin si të papjekur, gënjeshtarë dhe kokëfortë.
Po ashtu me anë të këtij artikulli u argumentua se shoferët që vozisin llojin e këtyre veturave nuk ju japin përparësi këmbësorëve.
Teza se shoferët e BMW janë më të vrazhdët dhe në të njëjtën kohë më agresivët në trafik është bërë e zakonshme.
Kurse rezultatet e këtij hulumtimi kanë dalë ndryshe për gratë, ku është vërtetuar se modeli i veturave që vozisin nuk ndikojnë në veprimet e tyre. /Lajmi.net/