Studim shkencor: Bilingualët përjetojnë kohën ndryshe nga ata që flasin vetëm një gjuhë
Njerëzit që kanë aftësinë të flasin më shumë gjuhë janë shpesh një fascinim.

Fun
Çfarë gjuhe mendojnë ata? A mund të kalojnë nga një gjuhë në tjetrën? A ëndërrojnë një njërën apo në të dy e më gjuhë?
Këto pyetje nuk janë bërë pa ndonjë shkak, përderisa njerëzit që flasin dy gjuhë thonë që e përjetojnë kohën në mënyrë të ndryshme, raporton independent.co.uk, transmeton lajmi.net
Një studim nga Universiteti Lancaster dhe Stockholm, i publikuar në gazetën ‘Psikologjia eksperimentale’, ka gjetur se njerëzit bilingual mendojnë për kohën ndryshe, varësisht kontekstit të gjuhës në të cilën ata vlerësojnë kohëzgjatjen e një ngjarjeje.
Sipas linguistëve Panos Athanasopoulos dhe profesorit Emanuel Bylund, shpjegohet se bilingualët kthehen në gjuhë me apo pa vetëdije.
Veç kësaj, gjuhët e ndryshme shpesh i referohen kohëve të ndryshme. Për shembull, folësit e gjuhës suedeze dhe angleze i referohen distancave fizike: ‘Merrni një pushim të shkurtër’. Ndërsa folësit spanjoll i referohen sasive fizike dhe vëllimit: ‘Merrni një pushim të vogël.’
Sipas profesorëve, rezultatet tregojnë se gjuha zvarritet në emocionet dhe perceptimet tona të përditshme, më shumë se sa vet ne e kuptojmë.
‘’Fakti që bilingualët shkojnë në mes këtyre mënyrave të ndryshme të vlerësimit të kohës pa dashje dhe në mënyrë të pandërgjegjshme, përshtaten me një numër të madh të provave që tregojnë lehtësinë me të cilën gjuha mund të zvarritet në shqisat tona më të thella, duke përfshirë emocionet tona, perceptimin vizual dhe pastaj del në ndjenjën e kohës. ‘’
Gjithashtu, profesori Athanasopoulos tregoi se rezultatet dëshmojnë se bilingualët janë mendues më fleksibilë, se sa ata që flasin vetëm një gjuhë. /Lajmi.net/