Studim: Qytetet që flenë më së shumti

Mund të ketë ndonjë qytet që është më shumë i privuar për gjumë se sa të jetë 'qytet që kurrë nuk flenë'. Shikoni cilat janë ato qytete që privohen me më së shumti gjumë.

Lifestyle

20/08/2014 21:14

Gjetjet janë nga Jawbone, krijuesit e UP – varëse dixhitale të cilat gjurmojnë se si përdoruesit e saj lëvizin dhe bëjnë gjumë, të cilat më pas u lansuan nga gazeta Wall Street.

Sipas të dhënave të nxjerra, qyteti ‘më i pushuar’ në botë është Melbourne. Qyteti ka një mesatare të gjumit rreth 6 orë dhe 58 minuta, transmeton Lajmi.net.

Kurse qyteti më i zgjuar është Tokio. Qyteti metropol japonez merr një mesatare prej vetëm 3 orë dhe 44 minuta gjumë.

Të dhënat e nxjerrura nga shkencëtarët në Jawbone shfaqin gjetje të befasishme. Qyteti i Nju Jorkut, i cili shpesh njihet edhe si ‘qyteti që kurrë nuk flenë’, aktualisht për fjetje ishte para qyteteve si Paris, Pekin, Moskë, Dubaj, Tokio dhe Madrid.

Jim McDannald, autor i shkrimeve të shëndetit dhe teknologjisë në The Wirecutter, tha për New Jork Times se kishte dyshime për këto varëse që masnin kohën e gjumit tek qytetarët, transmeton Lajmi.net. Ai thotë se i ka testuar shumicën e varësve më të njohura, duke përfshirë edhe UP, dhe tha se kishte gjetur gabime në funksionet e gjurmimit të gjumit.

Gabim ose jo, qyteti që më së shumti bën gjumë duket se do të mbetet Melbourne në Australi.