Studim: Meshkujt më të rrezikuar nga autizmi

Studimi i publikuar në Revistën Amerikane të Gjenetikës, sugjeron se gjenet e femrave kërkojnë më shumë mutacione gjenetike se sa të meshkujve, për të pasur këtë sëmundje. Si rezultat, është më pak e mundshme që femrat të jenë viktimë e kësaj sëmundje. Studimi i Dr.Sebastian Jacquemont, i Universitetit të Luasanne-së në Zvicër, tha: “Ky është…

Lifestyle

02/03/2014 23:18

Studimi i publikuar në Revistën Amerikane të Gjenetikës, sugjeron se gjenet e femrave kërkojnë më shumë mutacione gjenetike se sa të meshkujve, për të pasur këtë sëmundje.

Si rezultat, është më pak e mundshme që femrat të jenë viktimë e kësaj sëmundje. Studimi i Dr.Sebastian Jacquemont, i Universitetit të Luasanne-së në Zvicër, tha:

“Ky është studimi i parë i cili saktësisht demonstron diferencën molekulare mes femrave dhe meshkujve”.

Studimi sugjeron se ka më shumë diferencë në nivelin e destabilizimit të strukturës së trurit, dhe femrat kanë një përparësi të madhe në këtë.

Zbuluesit gjithashtu thanë se autizimi dhe çrregullimi i vëmendjes (ADHD) janë që të dyja më të pranishme tek meshkujt.

Në të vërtetë, rreth 1.8% e meshkujve kanë sëmundjen e autizmit në krahasim me femrat të cilat kanë vetëm 0.2%.

Disa kërkimë sugjerojnë se ekziston një shkak social i cili ndihmon në diagnostifikimin e kësaj sëmundje në meshkujt, ku të tjerët supozohet se kanë disa dallime në ndjeshmërinë e gjeneve.