Studim: Makinat e shpejta rrisin nivelin e testosteronit tek meshkujt

Vozitja e një makine të shpejtë mund të rrit shëndetin e një mashkulli duke ngritur nivelin e testosteronit, duke u bazuar në një studim të ri.

Lifestyle

13/08/2019 22:33

Shkencëtarët kanë zbuluar emocionin prapa një makine sportive dhe të shpejt që bënë trupi të prodhoj më shumë hormone.

Por vozitja e një makine të vjetër, bënë që këto hormone të bien, raporton “The Telegraph”

Të gjeturat e fundit tregojnë se mund të jetë një shpjegim biologjik se pse meshkujt blejnë makina sportive edhe nëse janë në “krizë”, transmeton lajmi.net.

Niveli i ulët i testosteronit ka qenë i lidhur me rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe depresionin. Meshkujt mbi 50 vjeç me nivel të ulët të hormoneve kanë 33% shanse të vdesin sesa ata me nivel më të lartë.

Edhe pse meshkujt prodhojnë më pak hormone kur fillojnë të plaken, niveli i tyre mund të ndryshoj nga një person në tjetrin. Hulumtuesit nga Univeristeti i Concrodia i Montreal të Kanadës, kanë marr pjesëmarrës të rinj për studimin e tyre.

Secili prej tyre ka voztiur nga një ‘Porsche’ 75 mijë dollarshe dhe nga nja ‘Carrera Cabriolet’ për një orë dhe një ‘Toyota’ e vjetër 16 vjeçare. Testet me pështymen e tyre, kanë treguar një rritje specifike në pështymen e tyre ata të cilët po vozitnin ‘Porschen’.

Hormonet u rritën më shumë kur këta vozitës të makinës luksoze, po silleshin rreth qytetit për shkak se edhe admirimi ndaj femrav ishte më i madh.

Shkencëtarët thonë se efekti i një makine të shpejtë në trupin e një burri është një formë e ‘sinjalizmit seksual’ – ku meshkujt tërheqin vëmendjen e seksit të kundërt. /Lajmi.net/