Studentja lind fëmijën në konvikt, më pas e hedh në koshin e mbeturinave

Një studente e Universitetit të Tampas pasi ka lindur foshnjën në konvikt dhe më pas e ka hedhur atë në koshin e mbeturinave. Pasi foshnja e pajetë është gjetur, autoritetet kanë identifikuar të renë, e cila ka deklaruar se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe se pasi e kishte lindur fëmijën, kishte kuptuar se…

Bota

04/05/2024 17:07

Një studente e Universitetit të Tampas pasi ka lindur foshnjën në konvikt dhe më pas e ka hedhur atë në koshin e mbeturinave.

Pasi foshnja e pajetë është gjetur, autoritetet kanë identifikuar të renë, e cila ka deklaruar se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe se pasi e kishte lindur fëmijën, kishte kuptuar se nuk kishte puls.

Ajo ka rrëfyer se në sekondat e parë të lindjes vajza ka qarë, por më pas, pasi e ka mbështetur në gjoks, ka pushuar. Sipas të resë, ajo e ka larë dhe e ka mbledhur me një peshqir, duke e lënë në tokë, ndërsa ka fjetur për rreth një orë.

Pasi është zgjuar ka thënë se vajza nuk kishte më puls dhe e panikosur, ajo e ka hedhur në kosh. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së fëmijës dhe ‘fazën e saj zhvillimore’./OraNews