Studentja e Fakultetit Ekonomik: Profesoresha mediokër, nuk di të shkruaj shqip (Foto)
Janinë Mehmeti, në profilin e saj në Facebook, krahas postimit të një fotografie shkruan për profesoreshën e saj, për të cilën dyshon se në një libër ka bërë plagjiaturë, ndërsa shton se në secilën faqe mund të gjenden të paktën 10 gabime drejtshkrimore.
Lajme
Këto akuza ajo ia drejton profesoreshës Mihabe Berisha – Namani, që është profesoreshë e rregullte në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, e që jep këto lëndë: Informatika e biznesit (BA), Biznesi Elektronik (BA), Ekonomia e Internetit (BA), Sistemi informatik i Menaxhmentit (MA), Menaxhimi i bazave të të dhënave (MA) dhe Sistemi informatik i marketingut (MA).
Postimin e Janinës mund ta lexoni të plotë më poshtë:
“Neser do t’vleresohem prej Dr. Sc. Mihane Berisha – Namani*, e kjo profesoresha ime nuk e njeh gjuhen shqipe. Ne nje liber prej 140 faqeve, te pakten 10 gabime drejtshkrimore mund te gjenden ne secilen prej ketyre faqeve te shkruara nga profesoresha ne fjale. Por perdorimi i termave me prejardhje kroate po me ben te dyshoj edhe per plagjiature, gje e cila nuk do te me cudiste duke pare nivelin medioker te librit te saj ne lenden ‘Biznesi Elektronik’.
Para 5 viteve, profesoresha paska marre persiper shkrimin e ketij libri e paska thene se do te kete veshtiresi ne shkrimin e ketij libri meqenese nuk ekziston literatura e kesaj lende ne gjuhen shqipe dhe duhet punuar nga literatura e huaj ekzistuese. Por se si ndodhi qe profesoresha te perdor fjalen ‘imixh’ (e shume te tjera te ngjajshme) me arsyetimin e lartpermendur une nuk po e kuptoj.
*Ose me mbiemer Nimani, sepse mbiemrin e vet e ka shenuar ndryshe ne vende te ndryshme te librit” (sic.), ka shkruar Janinë Mehmeti. /Telegrafi/
