Studenti projekton një aeroplan duke qenë i dehur, më pas nuk di asgjë për të (Foto)
Shoku i një studenti të inxhinierisë mekanike ka treguar se si ai, në gjendje të dehur, ka arritur të projektojë në mënyrë të mahnitshme një aeroplan.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/09/Teaser-Keith.jpg)
Fun
Studentët në mbarë botën janë të njohur për t’u angazhuar në gjëra të ndryshme dhe dredhi, përderisa janë nën ndikim të alkoolit.
Por, një student i dehur ka mahnitur të gjithë, pasi ka arritur të dizajnojë një aeroplan të tërë përderisa ishte i dehur, transmeton Lajmi.net.
Studenti, i njohur si Mark, thuhet se u kthye në shtëpi i dehur pas një nate me miqtë e tij dhe dizajnoi një aeroplan – diçka që atij nuk i kujtohet.
Për fat të mirë, shoku i tij i dhomës, Keith Fraley, 19-vejçar që është student i inxhinierisë programuese në Universitetin Teknologjik të Miçiganit, ishte atje për ta dëshmuar këtë.
Të dielën, ai postoi në Twitter një fotografi nga projekti i Markut, duke i dhënë fotografisë një përshkrim: “Kështu, shoku im i dhomës erdhi natën e kaluar i dehur dhe nuk i kujtohet se dizajnoi një aeroplan të tërë.”
Postimi i tij u bë hit, pasi morri 63,000 RT dhe 108,000 FV. (Lajmi.net)