Studenti gjendet i vdekur pasi humbi shumë para në kriptovaluta
Një student i cili humbi një shumë të konsiderueshme të parave pasi i investoi në kriptovaluta, është gjetur i vdekur në dhomën e tij të mërkurën.
Auto & Tek
Rreth orës 8 të mëngjesit me kohën lokale, dje, në Busan Jin të Koresë Jugore, nëna e gjeti djalin të vdekur në dhomën e tij.
Studenti mësohet se kishte fituar rreth 150,000 euro nga investimi i tij.
Megjithatë, pas rregullave strikte të vendosura nga qeveria koreane, tregu i kriptovalutave ka shënuar rënie të madhe, duke i humbur shumë para studentit.
Nga kjo, viktima kishte vuajtur nga depresioni dhe është dashur që të konsumojë barëra për gjumë, transmeton Express.
Mësohet se studenti ka qenë në vitin e dytë të studiemeve.