Studentët përfitojnë 50% zbritje në udhëtimet me tren
Kompania Trainkos ka njoftuar se studentët e Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë me tren me çmim të përgjysmuar. Trainkos përmes një njoftimi thotë se studentët duhet të dëshmojnë statusin e tyre si të tillë. “Për tu pajisur me ID kartelën e udhëtimit me tren me beneficione pre 50% ju duhet t’i plotësoni këto…
Lajme
Kompania Trainkos ka njoftuar se studentët e Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë me tren me çmim të përgjysmuar.
Trainkos përmes një njoftimi thotë se studentët duhet të dëshmojnë statusin e tyre si të tillë.
“Për tu pajisur me ID kartelën e udhëtimit me tren me beneficione pre 50% ju duhet t’i plotësoni këto kushte kryesore dhe ato janë: Të posedoni ID kartelën e Fakultetit për vitin akademik aktual, ose flet pagesën e semestrit për vitin akademik përkatës; Absolventët të liruar nga pagesat duhet të posedojnë vërtetimin nga fakulteti për vitin përkatës; Bachelorët të cilët nuk janë të pajisur me ID kartela nga fakulteti duhet të posedojnë vërtetimin nga fakulteti përkatës, me të cilin dëshmojnë statusin e studentit”, thuhet në komunikatë.